Menaxhimi i Marëdhënieve me Klientë

Microsoft Dynamics CRM ofron një platformë fleksibile e cila ju ndihmon që të kujdeseni mirë për klientët e juaj, nga kontakti i parë e deri te blerja dhe shërbimet përkrahese me qëllim të menjanimit të sfidave me të cilat ballafaqohen bizneset sot.

Ekipet tona të ekspertëve ju ofrojnë me shërbimet më të mira në personalizimin, integrimin, implementimin & shërbimet e konsulencës për Microsoft Dynamics CRM me qëllim të automatizimit të proceseve të juaja biznesore siç janë marketingu, shitja dhe shërbimet përkrahëse.

Ne kemi përvojë në implementimin e sistemeve për Menaxhimin e Marëdhënieve me Klientë (CRM) bazuar në praktikat më të mira të Microsoft-it. Ne ofrojmë një trajtim të strukturuar për implementimin e produkteve të Microsoft Dynamics me udhëzime të detajuara në role të kërkuara për kryerjën e aktiviteteve dhe praktikave më të mira të dëshmuara. Diagramet e tabelave rrjedhëse në metodologjinë tonë implementuese, drejtojnë tek mjetet dhe shabllonet që mund të përdoren në faza të ndryshme të implementimit të projekteve.

Sistemet për Menaxhimin e Marëdhënieve me Klientë (CRM) kanë një ndikim të madh në biznesin e juaj me përfitime si: lehtësi në përdorim, fleksibilitet, qasje të lehtë, integrim me Outlook, siguri, përballueshmëri, vegla të raportimit dhe të analizave, kthim të madh në investime dhe përshkallëzim në zgjerimin e biznesit të juaj.

Ne kryejmë:

  • Konsulencë & Implementim
  • Shërbime të integrimit
  • Ngritje & Migrim
  • Personalizim
  • Trajnime në platforma të CRM

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *