Ruajtja dhe Kthimi i te Dhenave

Ne ofrojmë spektër të plotë të zgjidhjeve për ruajtje dhe kthim të të dhënave të cilat përkrahin kompjuterë, serverë në lokacione në distancë, serverë të qendrave të të dhënave, duke përshirë këtu sistemet e juaja kritike.

Ne përdorim praktika të klasës botërore me qëllim të sjellës së vazhdueshmërisë dhe qartësisë në mbrojtjën e të dhënave të juaja dhe ofrojmë përkrahje 24/7/365.

Shërbimet për ruajtje dhe kthim të të dhënave ofrojnë sisteme të cilat janë të përqendruara në informata dhe në menaxhim fleksibil të të dhënave dhe shërbimeve mbrojtëse, të cilat janë të dizajnuara për një spektër të plotë të nevojave të biznesit. Këto shërbime janë të strukturuara që t’i plotësojnë nevojat e qasshmërisë, integritetit dhe mundësisë së kthimit në vendin e punës, në data-qendër ose në nivelin ndërmarrësor.

Këto paketa të shërbimeve janë në dispozicion:

  • Shërbimet Replikuese synojnë mbrojtjen e të dhënave për operacionet më kritike të biznesit të cilat përkrahin rritje të të hyrave, produktivitet dhe çmimin e produkteve të shitura. Duke siguruar rikthim të të dhënave brenda minutave, teknologjitë e replikimit të të dhënave të ofruara nga hapësira inteligjente përdoren për ta rritur qasshmërinë ndaj të dhënave dhe integritetit.
  • Data-qendrat për Rimëkëmbje ofrojnë ruajtjen e të dhënave në kasetat tradicionale dhe në disqe moderne:
    • Kthimi i të Dhënave në Kaseta: Përkrah proceset e biznesit të cilat kërkojnë mbrojtje bazike në hapësira të lira të cilat ruhën në data-qendër dhe në një lokacion tjetër sekondar. Koha e kthimit të të dhënave shkon nga orët në ditë, duke kthyer informatat më të fundit.
    • Kthimi i të Dhënave në Disk: I përshtatshëm për sisteme të fajllimit serverik dhe databaza të cilat përkrahin aplikacione të biznesit. Opsionet tona të mbrojtjes të bazuara në disk përdorin disqe të kapacitetit të lartë në RAID dhe integrohen në procesin e mbrojtjes së të dhënave me qëllim të shmangjës së vonesave dhe dështimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.