Zhvillimi i Aplikacioneve

Zhvillimi i Aplikacioneve

IT DEVELOPMENT zhvillon aplikacione të të gjitha kategorive dhe madhësive duke përfshirë aplikacionet Windows, aplikacionet Web application, aplikacionet Mobile, Shërbimet e Web-it dhe aplikacionet e Konsolës.

IT DEVELOPMENT zhvillon aplikacione të të gjitha kategorive dhe madhësive. Metodologjia jonë fillon që nga marrja e kërkesave të para nga përfaqësuesit jo-teknikë të biznesit, institucionit apo organizatës, nëpër planifikimin detal të zgjidhjes, deri te zhvillimi dhe implementimi profesional i zgjidhjes së duhur.

Windows Aplikacione

Për aplikacionet që përdoren nga numër i vogël i njerëzve, apo në raste specifike në distancë, ne ndërtojmë zgjidhje softuerike specifike për nevoja të institucioneve, bizneseve, organizatave dhe individëve. Ekipi ynë zhvillon aplikacione Windows që janë cilësore dhe me kosto efektive për t’iu ndihmuar njerëzve ta realizojnë potencialin e tyre të plotë në aktivitetet në organizatë dhe ato personale.
Pos zhvillimit të softuerit, ne e instalojmë dhe e mirëmbajmë atë, dhe mund të jeni të sigurtë se stafi ynë profesional i zhvilluesve dhe i përkrahjes teknike do të ju ndihmojë rreth secilës çështje dhe pyetje që mund ta keni.

Nëse tashmë e dini se çka ju nevojitet saktësisht, ne mund të përgatisim propozim të detalizuar bazuar në specifikimet tuaja. Nëse nuk jeni të sigurtë për projektin tuaj dhe keni pyetje për ne, ndihuni të lirë të na kontaktoni.

Web Aplikacione

Për numër më të madh të përdoruesve gjeografikisht të shpërndarë, apo për web-faqe publike të të gjitha lëmive. Nëse doni t’i shtoni dinamikë dhe interaktivitet web-faqës suaj, do të ju nevojitet zgjidhje cilësore dhe efektive. Ne ofrojmë shërbime të plota të zhvillimit të aplikacioneve web që janë specifike, dinamike dhe interaktive. Fokusi ynë kryesor është t’iu ndihmojmë klientëve tanë në zhvillimin e zgjidhjeve me kosto efektive për nevojat e veta individuale. Në punën tonë përdorim teknologji inovative dhe sigurohemi që projekti specifik që e bëjmë është efektiv, i sigurtë dhe i plotëson kërkesat e klientit.

Zhvillimi i Aplikacioneve për Pajisje Mobile

Për rastet kur disa nëpunës duhet të kryejnë punë në terren dhe t’i sinkronizojnë shënimet në qendër.

Zhvillimi i Konzolë-Aplikacioneve

Për administratorët e sistemeve të cilëve iu nevojitet vegël specifike e punës në konsolë. Megjithëse konzolë-aplikacionet kanë dalë nga përdorimi në skenarët e zakonshëm të bizneseve dhe organizatave, në rastet kur ju nevojitet vegël specifike, ne jemi këtu për ta ndërtuar atë sipas nevojave tuaja.

Zhvillimi i Web Shërbimeve

Për publikim të ndonjë shërbimi në web, apo për nevoja të brendshme të organizatës.
Web-serviset janë teknologji e shkëlqyeshme për zgjidhjen e sfidave të sistemeve të shpërndara në Internet. Në të njëjtën kohë, investimet në integrimin e bizneseve po rriten po ashtu. Web-shërbimet i kanë këto benefite kryesore:

  • E rrisin potencialisht efikasitetin e organizatës duke e zvoglu koston dhe kohën për lidhjen e aplikacioneve
  • E rrisin realizueshmërinë e qasjes në informatë në kohë reale, në distancë, që ofron informatë aktuale për një proces
  • Mundësojnë biznes në kohë reale dhe procesim direkt
  • Janë të hapur ndaj teknologjive të ndryshme duke mundësuar integrim të sistemeve krejtësisht të ndryshme
  • Janë në dispozicion për të gjitha madhësitë e organizateve dhe të individëve

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.