Qendra e Të Dhënave

Sot Qendrat e të Dhënave përfshijnë shumë teknologji të ndryshme të rrjetit si dhe elementet që na rrethojnë,pajisjet,madhësitë,sigurinë fizike, energjinë, sistemin e ftohjes etj. Kryesisht janë dy lloje të qendrës së të dhënave: Qendra e të Dhënave për TI dhe Qendra e të Dhënave e prodhimit.

Nxitësit kryesor për ndërtimin e Qendrës së të Dhënave përfshijnë:

  • Ruajtjen e një kopje të të dhënave (në të njëjtin ose vendndodhje të ndryshme)
  • Nevoja për ruajtjen , sigurinë dhe disponueshmërin e lartë
  • Zhvillimi i sektorit Financiar (p.sh. online veprime bankare)
  • Mësimin nga distanca
  • Zhvillimi i biznesit online

Qendra e të dhenave përfshinë këto komponente:

  • Struktura kryesore e Qendrës së të dhënave
  • Infrastruktura fizike dhe elementet për kontrrollimin e mjedisit
  • Infrastruktura e rrjetit:Ruterat,Switch-at,Load Balancer,Firewall,IPS
  • Serverat për ueb,Serverat për dosje,Serverat për aplikacione,Serverat për bazën e të dhënave
  • Vendi për ruajtje të shënimeve dhe sistemi i virtualizimit dhe sistemi operativ
  • Menaxhimi i rrjetit

Madhësite e Qendrës së të Dhënave:

  • Server Room përfshinë 5-25 servera
  • Lokalisht përfshinë 25-100 servera
  • Niveli i mesëm përfshinë 50-100 servera
  • Ndërmarrja përfshinë 500-1000 servera

Një aspekt tjetër i rëndesishëm i Qendrës së të Dhënave është lidhja e tyre në mes lokacioneve të ndryshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *