Kush Jemi Ne

IT DEVELOPMENT është kompania udhëheqëse në Kosovë në zgjidhje dhe shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit. Portofoli ynë i shërbimeve përfshin konsulencë në TIK, telekomunikacionit dhe rrjeteve, integrim të sistemit, implementim, shërbimeve të zhvillimit të softuerit, trajnime dhe përkrahje. Me inxhinierë, specialistë dhe zhvillues shumë të shkathët, të cilët mbajnë çertifikime më me renome në industrinë e TIK-ut, ne ofrojmë zgjidhje të gatshme të integruara për klientët tanë. Duke dizajnuar dhe zhvilluar infrastruktura dhe zgjidhje moderne dhe të adaptueshme për klientët tanë, ne ju ndihmojmë atyre që ti drejtojnë operimet e tyre dhe me këtë ta rrisin biznesin e tyre.

Me mbi 15 vite përvojë të kompanisë dhe me më shumë se 23 vite përvojë individuale të themeluesve tanë, ne e kemi fituar reputacionin për performancë të lartë dhe besueshmëri e cila është e bazuar në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të cilat përfaqësojnë inovacion dhe kualitet për një rang të gjërë të industrive.

Biznesi ynë kryesor është zhvillimi dhe integrimi i sistemeve në fushën e TIK-ut. IT DEVELOPMENT ofron një set të plotë të shërbimeve në ciklin jetësor të sistemeve të integruara të TIK-ut, siç është konsulenca, dizajni i sistemeve dhe planifikimi, menaxhimi i projekteve, hulumtimi dhe zhvillimi, sjellja e komponenteve të ndryshme të sistemit (harduerike dhe softuerike), implementimi i sistemeve dhe integrimi, përkrahje dhe mirëmbajtje për sistemet operacionale.

Duke synuar që të sjellim teknologji të fundit, ne kemi krijuar partneritete me inovatorët dhe prodhuesit më të mëdhenj siç janë: Alcatel-Lucent, Microsoft, Cisco, IBM, Oracle, Lenovo, Symantec, HP, Xerox, etj. Ne i shohim pengesat si sfida për të gjetur mënyra të reja dhe emocionuese për të përmbushur kërkesat e fuqisë së klientëve tanë. Ekipi ynë i inxhinierëve është në hulumtim të vazhdueshëm, në marrje të diturisë dhe në zhvillimin e zgjidhjeve të reja në teknologji për të lejuar linjat tona të shërbimeve dhe produkteve të zhvillohen me nevojat e ndryshueshme të industrive.

Mënyra e IT DEVELOPMENT

Misioni ynë kërkon nga ne që të kemi një përkushtim të plotë ndaj përsosmërisë në përformancën tonë. Ne e mbërrijmë misionin tonë duke përcjellur këto principe:

  • Ne jemi të përkushtuar ndaj kënaqshmërisë së klientit si objektiv kryesor i biznesit tonë
  • Ne njohim faktin që arritjet e IT DEVELOPMENT janë punë e njerëzve të cilët e përbëjnë kompaninë. Ne inkurajojmë iniciativa, njohim kontribut individual, trajtojmë çdo person me respekt dhe drejtësi dhe përballojmë mundësi të mjaftueshme për rritje profesionale
  • Ne kërkojmë standardet më të larta të profesionalizmit dhe të kompetencës nga njerëzit tanë
  • Ne mbajmë standardet më të larta të etikes dhe sjelljës në biznes dhe në çdo kohë operojmë në përputhshmëri me ligjet e të gjitha shteteve në të cilat ne funksionojmë Fitore me integritet është mënyra jonë e operimit në çdo kohë, kudo që ne operojmë
  • Në mënyrë proaktive ne ndjekim mundësi të reja të biznesit dhe përkushtohemi ndaj suksesit në çdo ndërmarrje
  • Suksesi ynë si kompani kërkon që ne të arrijmë performanca financiare konsistente me këto principe konform me pozitën lidere të industrinë tonë

Misioni

Misioni ynë është që të themelojmë marëdhënie të forta  me klientët dhe klientët potencialë tanë kudo që ata janë, të mbështesim biznesin e tyre dhe të rrisim kapacitetet e tyre duke ju ofruar zgjidhje të kualitetit të lartë në fushën e TIK-ut dhe zgjidhje të cilat do mbështesin rritjen e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.